Muriqi para finales ndaj Turqisë: Besojmë fuqishëm në fitore

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur optimizëm të madh para ndeshjes vendimtare për kualifikim në Botëror ndaj Turqisë, që luhet të martën.

Në konferencën për media para stërvitjes së fundit, Muriqi ka theksuar rëndësinë e kësaj përballjeje dhe besimin e skuadrës në një rezultat pozitiv.

“Pas pavarësisë do të jetë lumturia më e madhe për shtetin tonë. Nesër besojmë fuqishëm në fitore. Për tifozët shpresojmë të na përkrahin dhe së bashku ta bëjmë ëndrrën realitet”, deklaroi ai.

Ai ka shtuar se ekipi ka përvojë në ndeshje të tilla dhe se atmosfera brenda grupit është shumë e mirë.

“Kemi përvojë në ndeshje si kjo. Jam krenar që jam kapiten i këtij ekipi në finalen historike për Kombëtaren. Kemi atmosferë jashtëzakonisht të mirë, të shkëlqyer. Nesër shpresojmë shumë në sukses”, është shprehur Muriqi para mediave.

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika