Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës pritet të zbresë sonte në fushë me formacionin e njëjtë që solli fitoren në ndeshjen ndaj Sllovakisë, në sfidën vendimtare për kualifikim në Kupën e Botës kundër Turqisë, që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Përzgjedhësi Franco Foda pritet t’i qëndrojë besnik sistemit që ka funksionuar në ndeshjet e fundit, duke vendosur Kosovën në skemën 5-3-2, e cila në fazën ofensive shndërrohet në 3-5-2.

Në portë pritet të jetë Arijanet Muric, ndërsa në mbrojtje formacioni përbëhet nga Lumbardh Dellova, Kreshnik Hajrizi dhe Albian Hajdari, të mbështetur nga krahët Mergim Vojvoda dhe Dion Gallapeni.

Në mesfushë pritet të luajnë Veldin Hoxha, Elvis Rexhbecaj dhe Florent Muslija, ndërsa dyshja e sulmit do të përbëhet nga Fisnik Asllani dhe kapiteni Vedat Muriqi.

Kosova vjen në këtë ndeshje me një seri prej gjashtë ndeshjesh pa humbje, duke rritur optimizmin para sfidës më të madhe në historinë e saj.

Në ndeshjen e fundit, Kosova kishte triumfuar 4-3 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, rezultat që i siguroi këtë finale vendimtare.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika