Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë , duke thënë se seanca e radhës do të mbahet të premten.
Ai, ka thënë se tema thelbësore janë katër marrëveshje ndërkombëtare.
Tahiri ka treguar se është diskutuar edhe për rezolutën e PDK-së, për çka tha se e mbështesin që të jenë si pikë e parë e rendit të ditës.
“Seanca e radhës do të jetë të premten, tema thelbësore janë katër marrëveshje ndërkombëtare. Pati një debat për rezolutën e PDK-së. GP i AAK-së e mbështet që rezoluta të jetë si pikë e rendit të parë. Duda Balje i është bashkuar GP të AAK-së si anëtare e GP. I gjithë debati po reflekton edhe debatin që ndërlidhet me procesin zgjedhor”, ka thënë Tahiri.