Euro – dollari amerikan, një cent larg barazisë

Euro ka shënuar uljen më të madhe në 20 vjetët e fundit

Indeksi i çmimit

Për herë të parë në 20 vjet, kursi i këmbimit midis euros dhe dollarit amerikan është pothuajse i njëjtë.

Të dy monedhat janë më pak se një cent larg barazisë.

Statistikat

Monedha amerikane pritet të shënojë rritje të hovshme. Deri në qershor të vitit 2022, çmimet besohet se u rritën me një normë vjetore prej 8.8 për qind.

Konsumatorët amerikanë shohin rritje të mëtejshme të inflacionit në vitin e ardhshëm.

Rritja e dollarit amerikan mund të bëhet edhe më ekstreme nëse Evropa dhe SHBA hyjnë në një recesion.

Frika e recesionit në kontinent është rritur për shkak të inflacionit të lartë dhe pasigurisë së furnizimit me energji. E tërë kjo e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

Siç shkruan CNN, Bashkimi Evropian, i cili po merrte afërsisht 40 për qind të gazit të tij përmes tubacioneve ruse përpara luftës, po përpiqet të zvogëlojë varësinë e tij nga nafta dhe gazi rus.

Në të njëjtën kohë, Rusia ka frenuar furnzimiet me gaz në disa vende të BE-së, dhe kohët e fundit ka ulur rrjedhën e tubacionit Nord Stream për në Gjermani me 60 për qind.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika