A do të ketë ‘remontada’? Sonte vendosen gjysmëfinalistët e fundit në Champions

Të mërkurën mbrëma zhvillohen dy ndeshjet e fundit çerekfinale në UEFA Champions League, ku pritet të mësohen edhe dy gjysmëfinalistët e fundit të këtij edicioni.

Në Mynih, Bayern Munich pret Real Madridin pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë.

Gjermanët kanë një avantazh minimal, por përballë kanë një skuadër që njihet për rikthimet historike në Evropë.

Reali synon një tjetër “remontada”, ndërsa Bayern mbështetet në formën e fortë në shtëpi, ku rrallë gabon në Champions.

Kjo përballje konsiderohet si më e forta e kësaj faze, me dy gjigantë që kanë histori të madhe në këtë kompeticion.

Ndërkohë në Londër, Arsenali pret Sporting pas fitores 1:0.

Skuadra londineze është në pozitë më të favorshme dhe synojnë ta mbyllin punën para tifozëve të tyre.

Sporting, megjithatë, mbetet një kundërshtar i rrezikshëm dhe do të kërkojë të përmbysë rezultatin, edhe pse historia nuk është në anën e skuadrave portugeze ndaj klubeve angleze në këtë fazë.

Kjo natë që do të vendosë përfundimisht katërshen e gjysmëfinaleve të këtij sezoni në Champions League.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika