Helmimet e qytetarëve në Han të Elezit, Ballazhi: Janë shtuar edhe rreth 100 pacientë

Është rritur numri i qytetarëve të Hanit të Elezit, të cilët po kërkojnë ndihmë mjekësore në QKMF të kësaj komune. Mehmet Ballazhi – kryetar i kësaj komune ka thënë se janë edhe 100 raste të reja të cilat po marrin trajtim mjekësor

kryetari i i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi

Numri i qyterëve të cilët po kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, është rritur gjatë të martës së 12 korrikut.

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, bëri të ditur se të martën janë edhe rreth 100 qytetarë me simptomat si barkqitje, vjellje e temperaturë, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Janë shtuar rastet, janë edhe 100 persona të tjerë sot”, deklaroi Ballazhi, teksa shtoi se “situata po mirëmenaxhohet”.

“Kemi mbështetje nga Ministria, Komuna e Vitisë. Shqetësuese është paniku, për dallim nga gjendja momentale”, ka thënë Ballazhi në Magazina në Radio Dukagjini.

Ballazhi shtoi se ende nuk ka një rezultat se nga po vjen ky helmim i qytetarëve, duke i ftuar këta të fundit t’i ndjekin rekomandimet e IKSHPK-së, që uji të vlohet para përdorimit.

Sa i përket furnizimit me barna esenciale, Ballazhi pohoi se janë pajisur nga Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja.

Ndryshe, edhe Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në e Hanit të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, sa i përket dyshimeve për helmim nga uji.

Përveç në komunën e Hanit të Elezit, MSh-ja ka bërë furnizimin me barna edhe në komunën e Kaçanikut, për shkak të helmimit të qytetarëve nga uji i kontaminuar.

Në njoftimin e saj, MSh-ja ka treguar për llojet e furnizimeve dhe sasinë e tyre në dy komunat e lartcekura:

Po ashtu, MSh-ja ka bërë të ditur se komunat e tjera si ajo e Vitisë dhe e Ferizajt, janë në gjendje gatishmërie për ta ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, derisa situata të qetësohet, pas dyshimeve për helmime nga uji i pijes.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika