Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se nga ky vendim Kosova tashmë po kalon nga një vend që ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare, në një shtet që kontribuon në paqen dhe sigurinë globale.
Ajo ka theksuar se FSK është një institucion i ndërtuar mbi standarde të larta profesionale dhe është e gatshme të shërbejë në bashkëpunim me partnerët strategjikë të Kosovës.
Sipas Haxhiut, pjesëmarrja në misione të tilla dëshmon pjekurinë shtetërore të Kosovës dhe fuqizimin e saj në arenën ndërkombëtare.