Abdixhiku për takimin me Kurtin: Ofronte çështje të tjera, por nuk ofronte çështjen e presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeminsitër, lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se nuk ka pasur marrëveshje konkrete pa një ujdi të plotë politike për këtë çështje.

Në Debat Plus, Abdixhiku tha se ka shprehur gatishmëri për një marrëveshje të mirëfilltë politike, por vetëm nëse përfshihet edhe çështja e presidentit.

Sipas tij, pala tjetër ka ofruar diskutime për poste të tjera, por jo për zgjidhjen e çështjes së presidentit.

“I jam përgjigjur takimit. Në këtë përgjigje të takimit i kam shfaqur gatishmërinë që mund të bëjmë një marrëveshje klasike politike për çështjen e presidentit. Dhe pa këtë marrëveshje klasike politike, s’mund të flasim për çështje të tjera. Ai ofronte çështje të tjera, por nuk ofronte çështjen e presidentit…

Ne e kemi pas takimin e parë. Dhe kur jemi ulur në takimin  parë ka thënë, gjasat me të mëdha i kemi me shku në zgjedhje. I thash unë jam ardh me shku në zgjedhje. Jam ardh me bë zgjidhje për të mos shkuar në zgjedhje. Po kishte të drejtë çka fliste, nëse nuk bëjmë asgjë shkojmë në zgjedhje. Por, se gjasat më të mëdha t’i kemi zgjedhjet, ishte një qasje jo fortë…”, ka thënë Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika