Trepça në epërsi ndaj Pejës, fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale

Kampionia në fuqi, KB Trepça, ka marrë epërsinë 1:0 në serinë gjysmëfinale të plejofit të basketbollit kosovar, pasi mposhti KB Peja me rezultat 86:78.

Skuadra mitrovicase e justifikoi epitetin e favorites, ndonëse u përball me vështirësi në disa faza të ndeshjes. Megjithatë, në minutat vendimtare arriti të shkëputet dhe të sigurojë fitoren.

Trepça dominoi në pjesën e parë, duke fituar dy çerekët e parë 24:21 dhe 24:16, për të shkuar në pushim me epërsi prej 11 pikësh. Në periudhën e tretë, Peja reagoi dhe e ngushtoi diferencën, duke e fituar këtë çerek 17:13.

Dueli u bë edhe më dramatik në çerekun e fundit, kur mysafirët u afruan në vetëm tri pikë diferencë (65:62 dhe 78:75), dy minuta para përfundimit të takimit.

Megjithatë, në momentet kyçe, vendasit e udhëhequr nga trajneri Adis Beqiragić treguan më shumë qetësi, duke realizuar disa aksione të suksesshme, ndërsa gabimet e Pejës ndikuan që fitorja të mbetet në Mitrovicë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika