Shpallet fituesi i emisionit “Detektivi”

Pas një gare plot emocione në emisionin "Detektivi", Egzona Bytyqi është shpallur fituese e sezonit të tretë të këtij emisioni. Në finale së bashku me Egzonën, konkurentë ishin edhe Sylejmani e Merkuri

Emisioni "Detektivi" në RTV DUKAGJINI

Të martën e 12 korrikut, fundi i sezonit të tretë të emisionit “Detektivi” erdhi.

Emisioni që transmetohej çdo të martë, me fillim nga ora 20:05 në RTV Dukagjini, me moderatore Edita Doli, këtë mbrëmje solli Egzona Bytyqin si fituese të këtij edicioni.

Në një ambient me familjarë të finalistëve e me finalisten e sezonit të kaluar, Xheraldina Rexhepi, ky sezon pati një garë të ngjeshur mes finalistësh të natyrave të ndryshme.

E këtë garë, me një logjikë të jashtëzakonshme e fitoi kandidatja Egzona Bytyqi.

Egzona Bytyqi, fituese e sezonit të tretë të emisionit “Detektivi”

Në një garë të ngushtë Egzona ishte me finalistin Sylejmani, i cili kishte përgjigjen e saktë por ishte në disavantazh me shtypjen e butonit të cilën e rrëmbeu Egzona.

Sylejmani, Egzona dhe Merkuri si finalistë të sezonit të emisionit “Detektivi”

Ndërsa pjesë e këtij paneli të finalistëve ishte edhe Merkuri.

Egzona si shpërblim në këtë garë mori një makinë të tipit ‘Dacia’, e që pararendëse e saj në sezonin e dytë fituese ishte Xheraldina Rexhepi, ndërsa fitues në sezonin e parë ishte Diar Kabashi.

Makina “Dacia” çmimi kryesor për finalisten e emisionit “Detektivi”

Si prodhim i televizionit Dukagjini, emisioni ”Detektivi”, ani pse me të njëjtën tematikë, çdo sezon u konsiderua si kuizi më atraktiv në vend.

Ndër edicione, pjesë e kuizit janë përzgjedhur personat që kanë kaluar fazën e testimit, duke u përgjigjur në pyetjet logjike.

Me përgjigjet e sakta, ata kanë hyrë në garën për çmimin e madh.

Gjithashtu, përpos çmimit kryesor, në këtë sezon ka pasur shpërblime edhe për gjysmëfinalistë dhe finalistët e mbetur të garës.

Pas tri sezoneve të garës, me shumë emocione dhe me shikueshmëri të lartë, “Detektivi” përfundon duke lënë mbresa në çdo familje deri në edicionet e ardhshme.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika