Analistët: Emërimet Zv.ministrave nga Qeveria në detyrë, pjesë e fushatës

Vendimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti për emërimin e disa zëvendësministrave në Qeverinë në detyrë, sipas njohësve të çështjeve politike, janë bërë me qëllim të fushatës politike në prag të zgjedhjeve të shtatë qershorit. Ndërkohë, emërimet e fundit, kanë qenë cak i kritikave të partive që në legjislaturë e shpërndarë ishin në opozitë

Jo veç një. As dy. Por, hiç më pak se tre, madje për vetëm 24 orë.

Kaq është numri i zëvendësministrave të emëruar nga Qeveria Kurti, e cila është në detyrë.

I pari u emërua, Ali Dula, në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.

Pastaj, ish-deputeti Agon Batusha, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

I fundit deri tani, ishte aktivisti i hershëm, Hysni Mehani, që u rehatua në Ministrinë e Financave.

Megjithatë, sipas një njohësi të çështjeve politike, këto emërime nuk janë në kundërshtim me ligjin për Qeverinë, i cili kufizon veprimet veç për qeveri në dorëheqje.

“Është njëfarë hapësire në të cilën qeveria mund të bëjë emërime politike. Çka nuk mund të bëjë, është zgjedhja e përfaqësuesve të institucioneve të pavarura”, ka thënë Adrian Zeqiri, Njohës i çështjeve politike.

Por, prapavija e qëllimeve, sipas njohësve, mund të jetë fushata politike, për zgjedhjet e qershorit.

“Qëllimi është politik. Jemi në fushatë politike. Dhe dëshirojnë të tregojnë se e bëjnë për favore politike dhe e minojnë rendin juridik”, ka thënë Bardhyl Hasanpapaj, Dr. i Shkencave Juridike.

“Është që të bëjë vendosjen e njerëzve kyç, të cilët Kurti mendon që do t’i kryejnë punë në zgjedhjet e ardhshme, janë emërime për rehatim të figurave të ndryshme”, ka thënë Adrian Zeqiri, Njohës i çështjeve politike.

Emërimet e fundit kanë qenë edhe cak i kritikave nga partitë deri dje opozitare. PDK dhe LDK kanë thënë se këto vendime janë zhvatje e buxhetit dhe abuzim me pozitën zyrtare.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika