Mushkolaj: Shumë mirë që PDK-ja nuk e pranon Nismën– s’ka kthim pas për interesa personale

Imer Mushkolaj ka deklaruar se diskutimet për zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosova lidhen kryesisht me interesa personale të aktorëve politikë.

Mushkolaj në Debat Plus në RTV Dukagjini u shpreh kritik ndaj partive politike, duke theksuar se premtimet në një situatë të tillë janë të panevojshme. Megjithatë, ai vlerësoi qëndrimin e Partia Demokratike e Kosovës ndaj Nisma Socialdemokrate së drejtuar nga Fatmir Limaj.

“Sot e pashë edhe qëndrimin e PDK-së nëpërmjet Vlora Çitaku për Nismën, shumë mirë që nuk e pranojnë. S’ka, po dal unë në një moment të caktuar, po i shkaktoj dëm partisë, po i kryej do interesa politike e të tjera, tash po kthehem prapë. Jo jo, duhesh me u mësu, kur del prej partis me vazhdu opcionin tënd politik, edhe qytetarëve me ju ofru programin tënd politik që përfaqëson ti, jo t’i në kuadër të diçkaje tjetër… njëjtë siç ka qenë me atë Listën Guxo…”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ritheksoi se, sipas tij, dinamika aktuale politike në vend është më shumë rezultat i kalkulimeve individuale sesa i një gare reale programore mes partive.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika