KB Trepça të mërkurën mbrëma do ta mësojë kundërshtarin e finales së plejofit në Superliga e Kosovës në basketboll.
Kampionia në fuqi e siguroi finalen të dielën, ndërsa finalisti i dytë do të përcaktohet në Prizren. Në palestrën “Sezai Surroi”, nga ora 19:30, përballen KB Bashkimi dhe KB Bora.
Bashkimi llogarit në përkrahjen e madhe të tifozëve vendas, ndërsa Bora pritet të hyjë më e qetë në këtë duel vendimtar, duke qenë në një pozitë të favorshme psikologjike për ta siguruar finalen.
Pas katër ndeshjeve gjysmëfinale, seria është e barabartë 2:2. Bashkimi ka triumfuar në ndeshjet e para dhe të tretën në Prizren (73:70 dhe 88:73), ndërsa Bora ka fituar dy herë në Prishtinë (76:75 dhe 104:99).
Të dy skuadrat synojnë finalen, por me objektiva të ndryshëm. Derisa Bashkimi e ka pasur që nga fillimi synim titullin, Bora e ka tejkaluar pritshmërinë fillestare duke arritur deri në gjysmëfinale dhe tashmë luan pa presion shtesë.