Gashi: Po flitet që Majlinda Kelmendi mund t’i bashkohet listës së Vjosa Osmanit

Analisti politik Astrit Gashi ka deklaruar se po qarkullojnë emra të njohur që mund t’i bashkohen listës së Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa përmendi edhe kampionen olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendi.

Duke folur në Debat Plus, Gashi tha se ende nuk ka konfirmim zyrtar, por se emri i Kelmendit po përmendet si pjesë e mundshme e garës zgjedhore.

Sipas Gashit, hyrja e emrave të njohur në garë mund të sjellë një “dridhje” në skenën politike.

“Duhet me pa Vjosa Osmanin se kë po e sjellë ne garë, po fliten disa emra shumë interesant, të cilët nëse hijnë në garë politike munden me shkaktu një dridhje të vogël jo edhe shumë të madhe.  Nuk po mundem me fol emra sepse po duhet me konfirmu, po flitet që Majlinda Kelmendi që mundet me hy në listë, po flitet tash nuk e di. Duhet me pa 20 pozita të kandidatëve kush janë”, u shpreh Gashi.

Ai shtoi se përfitimin më të madh nga kjo situatë mund ta kenë partitë opozitare, ndërsa kritikoi, siç tha, mungesën e seriozitetit të tyre.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika