Pjesa e parë e superndeshjes mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain është mbyllur me epërsinë 1:0 të skuadrës franceze në “Allianz Arena”, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së UEFA Champions League.
Golin e vetëm në 45 minutat e para e realizoi Ousmane Dembele, i cili shënoi që në minutën e 3-të pas asistimit të Khvicha Kvaratskhelia.
Bayerni reagoi pas golit të hershëm dhe krijoi disa raste të mira për barazim, por pa arritur ta mposhtë portierin e PSG-së.
Në fundin e pjesës së parë nuk munguan as protestat e bavarezëve, të cilët kërkuan karton të kuq për Nuno Mendes dhe penallti pas një prekjeje të dyshimtë me dorë në zonë nga Joao Neves.