Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për projekte të mëdha

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se në kryeqytet është krijuar një koalicion i gjerë politik me qëllim të realizimit të projekteve të mëdha dhe zhvillimit të qytetit.

Ai tha se bashkëpunimi ndërmjet partive politike në Prishtinë është ndërtuar mbi interesin e qytetarëve dhe jo mbi dallimet partiake.

Sipas tij, bashkimi i forcave politike është i domosdoshëm për të çuar përpara projektet që e presin kryeqytetin.

“Po dhe jo vetëm. Ne kemi krijuar një koalicion të jerm në kryeqytet. Sepse siç gjithmonë, ne duhet të mendojmë për tej partive, të gjithe jemi në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit dhe të gjithë vendit. Dhe duhet të bëhemi se bashku për të kryer së bashku punë të mëdha, projekte të mëdha. Projektet të cilat janë duke na prit…

Që faktikisht unë kam koalicion me partitë, ku është PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma e është Lidhja e Prishtinës. Pra një koalicion i cili i ndihmon kryeqytetit që të zhvillohet. Një koalicion i gjerë”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika