Arben Gashi: Qytetarët kanë fuqinë ta ndryshojnë rrjedhën e vendit

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim, siguri dhe qeverisje me përgjegjësi.

“Mes krizave, përçarjeve dhe një qeverisjeje pa rezultat, qytetarët kanë fuqinë ta ndryshojnë rrjedhën e vendit”, deklaroi Gashi.

Ai tha se vendi ka nevojë për një drejtim të ri politik dhe për institucione që, sipas tij, e çojnë Kosovën përpara.

“Sot duhet mobilizim. Për një Kosovë me zhvillim, siguri dhe dinjitet. Për një shtet që ecën përpara, jo që mbetet peng i konflikteve të përhershme”, u shpreh ai.

Gashi shtoi se fitorja arrihet përmes bashkimit rreth vizionit dhe njerëzve që dinë të qeverisin.

“Fitorja vjen kur bashkohemi rreth vizionit, përgjegjësisë dhe njerëzve që dinë të qeverisin”, tha kandidati i LDK-së.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhje të mbështesin LDK-në dhe kandidaturën e tij.

“Më zgjedhje, voto për Kosovën që fiton. LDK 113, Arben Gashi 28”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika