Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është raportuar i zhdukur të premtën pasdite në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj.
Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se djali i tij ishte larguar nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.
Autoritetet kanë iniciuar rastin si “Person i zhdukur”, ndërsa njësitë përkatëse janë duke zhvilluar hetime dhe veprime operative për lokalizimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.