“Duam fqinjë, jo turistë” – mijëra spanjollë protestojnë kundër krizës së strehimit në Madrid

Mijëra njerëz protestuan në qendër të Madridit kundër rritjes së kostove të strehimit, një problem që po prek gjithnjë më shumë qytetarët spanjollë, sidomos në Madrid dhe Barcelonë.

Protestuesit kërkuan masa më të forta nga qeveria për të përballuar krizën e qirave dhe çmimeve të larta të banesave, ndërsa në pankarta shkruhej: “Duam fqinjë, jo turistë”.

Kriza e strehimit është kthyer në një sfidë të madhe politike për kryeministrin Pedro Sánchez para zgjedhjeve të vitit 2027. Analistët vlerësojnë se rritja e turizmit, emigracioni dhe mungesa e banesave publike kanë ndikuar në shtrenjtimin e tregut.

Qeveria spanjolle ka miratuar një plan prej 7 miliardë eurosh për ndërtimin e banesave publike dhe mbështetjen e qiramarrësve e blerësve të rinj, por dështimi i miratimit të ngrirjes së përkohshme të qirave ka shtuar pakënaqësitë.

Sipas Eurostatit, kostot e strehimit në Spanjë u rritën me afro 13% në fund të vitit 2025, ndërsa Banka e Spanjës vlerëson se vendit i mungojnë rreth 700 mijë banesa.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika