Bekim Haxhiu, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka bërë të ditur se ka marrë mbështetje për fitoren e PDK-së gjatë një takimi me Vesel Veselin, vëllain e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Haxhiu e cilësoi Veselin si mik të kahmotshëm, bashkëluftëtar dhe pjesë të rinisë së Mitrovicës, ndërsa theksoi se këtë vit presin shumë fitore politike.
Ai u ndal edhe te ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, duke shprehur bindjen se Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të kthehen “fitimtarë në atdhe”.
Në fund të reagimit, Haxhiu përsëriti sloganin politik: “Stop krizës, Ndrysho Kosovën!”.