Rrustem Thaqi e Besnik Bislimaj sërish kandidat për kryesues të KGJK-së

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, do të duhet të votojnë sërish për kryesuesin e tyre, e kandidatë prapë janë Rrustem Thaqi e Besnik Bislimaj. Nga shoqëria civile thonë se ky proces duhet të përfundojë sa më shpejtë, e të mos luhet me një pozitë kaq të rëndësishme

Konkursi për kryesues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është mbyllur, por sërish janë dy kandidatët e njëjtë si herën e kaluar.

Rrustem Thaqi gjyqtar në Gjykatën Supreme e Besnik Bislimaj në Gjykatën e Apelit, do të garojnë edhe një herë për të marr votat e anëtarëve të KGJK-së, ndonëse herën e kaluar dështuan.

Këtë e kanë konfirmuar nga Këshilli Gjyqësor, e që mbledhja me pikën për zgjedhjen e kryesuesit të ri është paraparë të mbahet të hënën.

Bazuar në kërkesën tuaj, ju informojmë se kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e  kryesuesit  të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, janë: •  Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës; •  Besnik Bislimaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Për mbledhjen e radhës dhe për hapat e mëtejshëm të procesit, publiku dhe palët e interesuara do të njoftohen me kohë.”– Këshilli Gjyqësor i Kosovës 

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se anëtarët e Këshillit duhet që këtë herë ta zgjedhin kryesuesin e të mos luajnë me këtë pozitë.

“E kemi të qartë që fatkeqësisht një Këshill Gjyqësor që në të kaluarën ka pasur një integritet të plotë për të punuar mirë me kthy besimin e publikut në mënyrën se si qeveriset sistemi gjyqësor të kthehet në një proces apo në një fazë ku është duke u luajtur me pozitën e kryesuesit të KGJK-së, na kujtohen ato skenat ku disa herë anëtarët sëmureshin dhe shtyhej takimi”, ka thënë Ehat Miftaraj – Drejtor i IKD-së.

Vullnet Bugaqku nga KDI thotë se anëtarët e Këshillit tashmë kanë shkelur rregulloret për zgjedhjen e konkursit.

“KGJK-ja nuk mund të jetë pa kryesues legjitim dhe legal pra nuk mjafton dhe nuk duhet të vazhdojë funksioni i kryesuesit me ushtrues detyre për shkak se e dini që vendimmarrjet që prodhohen në KGJK janë shumë të rëndësishëm për të rritur transparencën, llogaridhënien e performancën e disiplinimin e gjyqtarëve dhe efikasitetin e gjyqtarëve dhe të Gjykatave, prandaj nuk mund të paragjykoj epilogun por mbetet të shihet dhe të mos ketë dështim të këtij procesi”, ka thënë Vullnet Bugaqku- KDI.

Mandati i kryesuesit të kaluar Albert Zogaj ka skaduar në fillim të muajit mars, derisa ky proces fillimisht ishte bllokuar për shkak të mungesës së kuorumit në KGJK e në fund konkursi u rishpall sepse asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e nevojshme.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika