Shëtitorja dhe hapësirat pranë bregdeti u kthyen në qendër aktivitetesh.
Të shtunën mbrëma, Lezha bëri hapjen e përvjetshme të sezonit turistik për 2026-n.
Si një ndër destinacionet kryesore të turistëve, Shëngjini jehoi nga atmosfera e ceremonisë së organizuar nga Bashkia e Lezhës.
Interesimi i turistëve e banorëve të zonës qe i madh.
Andaj pati radhë edhe nëpër tezgat ku u servua ushqim e u promovuan punimet artizanale.
As muzika e vallja nuk mungoi ndonëse pati pak reshje.
Ndryshe nga vitet paraprake, këtë herë pati sporte ujore e parakalim me parashuta mbi bregdetin e Adriatikut.
E, kreu i Lezhës, Pjerin Ndreu, pa nga afër secilën nga tezgat e vendosura në panair.
Programi filloi.
Para ministrave, kryetarëve të komunave nga Kosova e investitorëve, foli kryetari, Pjerin Ndreu.
“Jeni dëshmitar të një transformimi që ne po e bëjmë në mënyrë të qëndrueshme së bashku të gjithë, e keni parë ne konsultohemi bashkë, shkëmbejmë ide, bëjmë turizëm duke përmirësua nga viti në vit, Lezha duhet të thënë se me Shëngjinin, me Talen, me Ranën e Hedhur, ka të paktën katër vite që nuk bie turizmi por ngjitet”, ka thënë Pjerin Ndreu, kryetar i Lezhës.
Që Shëngjini po zhvillohet, e tha edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.
“Sot Shëngjini nuk i ka gjë mangut asnjë pike turistike në Republikë”.
Për Dukagjinin, Ndreu bëri të ditur se çka ofron Shëngjini për vizitorët.
“Tani është një ofertë dinamike siç e thamë me bregdetin me lagunën, me pjesën historike që ka të bëj me kalanë, me varrin e Skënderbeut, kemi Muzeun Etnografikë, sapo kemi përuruar Muzeun Arkeologjikë, kemi shtëpinë e Fishtës, kemi një ndër zonat më të pasura artizanale”, ka thënë Pjerin Ndreu, kryetar i Lezhës.
Edhe qytetarët shprehen të lumtur me zhvillimin e kthimin e kësaj zone një ndër hapësirat kryesore të turizmit në Shqipëri.
“Shumë të kënaqur, Shëngjini është më i zhvilluar se tona pikat tjera është me tana gjanat, tana aktivitetet”
Në sezonin turistik të vitit paraprak, Lezhën e vizituan plotë 1.5 milionë turistë.