Zemaj thirrje Kurtit: Mos ia rrëno të ardhmen rinisë, mos i çoni taksat tona për fushatë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për përdorim të fondeve publike dhe për ndikim në të ardhmen e të rinjve.

Në një postim në Facebook, Zemaj ka publikuar edhe një video me të rinj, ku i ka bërë thirrje Kurtit që të mos “ia rrënojë të ardhmen rinisë”.

Ai ka thënë se “taksat e qytetarëve nuk duhet të shfrytëzohen për fushatë elektorale”.

“Albin, mos ia rrëno të ardhmen rinisë. Mos i çoni taksat tona për fushatë elektorale. E di që të ka humbë rruga, ashtu si ajo fleta e programit. Po më mirë të humbësh ti, sesa e ardhmja e këtyre të rinjve. Këta të rinj e duan vendin e vet dhe e dashurojnë vendin e shqiponjave”, ka shkruar Zemaj.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika