Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sonte (e mërkure) në Breg të Diellit, Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica” në kryeqytet.
“Njësitet policore dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull)”, deklaroi Pllana.
Sipas tij, Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
https://www.facebook.com/share/r/1CkENtZyXz/