Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj I.I., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se më 19 maj 2026, në Prishtinë, ka kanosur seriozisht të dëmtuarin B.B.
Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i pandehuri ndodhet në masën e paraburgimit.