Ushtria izraelite ka lëshuar një tjetër urdhër për zhvendosje të detyruar për banorët e Jdeidet Ansar, Zrariyeh, Mazraat Kauthariyet el-Rez dhe Mashgharah, vendbanime të vendosura në jug të Libanit, mes Sidonit dhe Tyros, si dhe në Luginën Bekaa.
Paralajmërimi u bëri thirrje civilëve të largohen menjëherë dhe të zhvendosen në veri të lumit Zahrani, në jug të Sidonit, ndërsa forcat izraelite po përshkallëzojnë sulmet e tyre përtej të ashtuquajturës zonë tampon të sigurisë, shkruan Al Jazeera, transmeton Dukagjini.
Ky është urdhri i dytë për zhvendosje të detyruar që Izraeli lëshon sot për banorët e Libanit jugor, pas urdhrave të mëparshëm për banorët e Mayfadoun, Choukine dhe Zebdine, të gjitha në distriktin e Nabatieh.
Banorëve u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre pa vonesë dhe janë paralajmëruar se qëndrimi pranë anëtarëve të Hezbollahut ose objekteve ushtarake mund të rrezikojë jetën e tyre.