Haliti: Është blerje vote shpërndarja e parave në fushatë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka kritikuar qeverinë në detyrë lidhur me ndarjen e mjeteve financiare për qytetarët në prag të zgjedhjeve.

Haliti tha se fushata zgjedhore po zhvillohet në kushte të pabarabarta dhe se, sipas tij, është degraduar gjuha politike gjatë fushatës.

Ai iu referua edhe vendimeve të qeverisë për shpërndarje të mjeteve financiare, duke përmendur shumën prej rreth 200 milionë eurosh, të cilat sipas tij janë ndarë për qytetarët para zgjedhjeve.

“Po përpiqemi me u rrit, me dalë të parët në zgjedhje po mundësit janë tjera. Nga ajo që po shihet në fushatë ka degradu gjuha, në mënyrën sesi po zhvillohet fushata në kushte të pabarabarta kur 200 milionë euro janë shpërndarë qytetarëve para zgjedhjeve. Tani kjo shpërndarja e parasë jo përmes rrogave, me idenë ta mbështesë këtë apo atë, në kushtet e fushatës është tepër e rëndë”, ka deklaruar ai.

Haliti e ka cilësuar këtë praktikë si problematike dhe ka thënë se vendime të tilla nuk duhet të merren në periudhë fushate.

“Është blerje e votës, nuk ka tjetër shpjegim. Nëse do të bëhej pas zgjedhjeve do të ishte shumë më mirë”, ka deklaruar Haliti.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika