Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka vlerësuar angazhimin e grave aktiviste të partisë, duke theksuar se ato po vazhdojnë punën pa ndalur në funksion të përfaqësimit dhe forcimit të subjektit politik.
Në një aktivitet të përbashkët, ai ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim me aktivistet e PDK-së, të cilat, sipas tij, mbeten të përkushtuara ndaj kauzës së partisë dhe zhvillimit të vendit.
“Sot për kafe u mblodhëm me gratë aktiviste të PDK-së, të cilat nuk ndalen asnjëherë së punuari për vendin.
Aktivistë e aktiviste po mblidhen dhe po i thonë STOP krizës dhe keqqeverisjes”, ka shkruar Rama.