Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të arrestuar gjatë procesit zgjedhor, nën dyshimin për veprën penale “marrje ose dhënie e ryshfetit lidhur me votimin”.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në fshatin Gorozhdevc të komunës së Pejës, pas së cilës të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Prokuroria ka bërë të ditur se, në koordinim me organet e zbatimit të ligjit, po ndërmerr veprime hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe sigurimin e provave relevante.
Institucioni i akuzës ka theksuar se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe garantimin e votës së lirë të qytetarëve.