Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar dy zyrtarë policorë në Deçan, më 8 qershor 2026, rreth orës 16:09.
Sipas njoftimit, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka reaguar në shenjë revolte pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje.
Gjatë arrestimit, policia ka përdorur sprej ndaj të dyshuarit.
Dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.