Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, e ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë.
Në një postim në X, Plenkoviq ka thënë se Kroacia mbetet e përkushtuar në mbështetjen e rrugës evropiane të Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja.
Ai ka shtuar se formimi i shpejtë i institucioneve do të mundësojë vazhdimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të përbashkët.
“Urime kryeministrit Albin Kurti për rezultatet e zgjedhjeve. Kroacia mbetet e përkushtuar fuqimisht në mbështetjen e rrugës evropiane të Kosovës dhe ne presim formimin e shpejtë të institucioneve shtetërore për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Plenkoviq.
Congratulations to Prime Minister @albinkurti on the election results. Croatia remains firmly committed to supporting Kosovo’s European path and we look forward to the swift formation of state institutions to continue strengthening our bilateral cooperation in all areas of mutual… pic.twitter.com/gSz8o1dy8S
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) June 8, 2026