Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka vizituar Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) pak para fillimit të procesit të verifikimit të votave të ardhura nga votimi me postë.
Më herët Radoniqi thënë se procesi i numërimit të votave po shkon në rregull.
“Të gjitha përgatitjet janë bërë që numërimi me shku në rregull edhe në shpresojmë që me këtë tempo numërimi do të përfundojë deri kah fundi i javës eventualisht në mesin e javës tjetër”, ka thënë ai.