Nrecaj: Zgjedhjet treguan se asnjë parti nuk ka autoritet që t’i ketë gjitha pushtetet

Juristi Anton Nrecaj ka vlerësuar se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit ka përcjellë një mesazh të qartë për të gjitha partitë politike në Kosovë: asnjëra prej tyre nuk e ka autoritetin e plotë për të qeverisur e vetme.

Duke folur në Five të TV Dukagjinit, Nrecaj tha se rezultati preliminar i zgjedhjeve të 7 qershorit është pothuajse i ngjashëm me atë të zgjedhjeve të të 9 shkurtit 2025, duke e lënë vendin përballë një situate të njohur politike.

Sipas Nrecajt, përvoja e periudhës së kaluar ka treguar vështirësitë që sjell mungesa e një konsensusi politik, ndërsa vendi është përballur me kalkulime dhe manovra politike për krijimin e institucioneve.

Ai shtoi se mesazhet kanë qenë të qarta jo vetëm nga qytetarët përmes votës, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët në vazhdimësi kanë kërkuar bashkëpunim dhe përgjegjësi nga spektri politik kosovar.

“E para mesazhi kryesore i cili ka dal nga këto zgjedhje për të gjitha partitë politike ka qenë që asnjëra parti nuk e ka autoritetin e plotë që t’i ketë të gjitha pushtetet. Ky është mesazhi që është dhënë. Rezultati pak a shumë është i njëjti, me zgjedhjet e shkurtit të vitit të kaluar. Do të thotë jemi në situatën e njëjtë dhe e kemi parë si ka shkuar ajo gjendje. Ato lojërat politike, matematikat politike. Edhe në atë periudhë janë bërë mesazhet shumë të qarta. Edhe në zgjedhjet e dhjetorit janë dhënë mesazhe shume të qarta, edhe mbështetje nga ana tjetër… tani jemi në situatën kur mesazhet janë të njëjta dhe kërkohet që në mënyrë urgjente të gjindet një konsensus përbashkët i partive politike”, ka thënë Nrecaj.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas procesimit të 100 për qind të vendvotimeve në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 42.96 për qind të votave ose 299,453 vota. Pas saj renditet partisë demokratike me 21.13 për qind apo 147,325 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 17.60 për qind ose 122,708 vota. AAK ka siguruar 7.16 për qind të votave, përkatësisht 49,917 vota. Këto rezultate nuk përfshijnë ende votat e diasporës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika