Mungojnë barna esenciale në Onkologji, ankohen pacientët – QKUK thotë se janë në fazë tenderimi

Tash e disa javë pacientët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po përballen me mungesën e disa barnave mes tyre edhe ato esenciale. Mes tyre që mungojnë janë edhe tri lloje të barnave për pacientitë me kancer, e  një prej tyre nuk po gjendet as në barnatoret private.

Nga 30 deri në 250 euro është kostoja e disa prej ilaçeve që u duhen.

Tash e disa ditë, pacientët që trajtohen në Kilinikën e Onkologjisë, po përballen me mungesën e barnave, madje disa nga to janë esenciale.

Casodex 50 miligram, Palbociclib e Eritropotein janë veç tri prej tyre.

Ky i fundit përdoret edhe në klinikën e Hematologjisë.

“Po babës i ka ra, 30 qita e ka baba që e merr po nuk po gjindet se sot nuk ish kanë e murr veç ineksionin, tash qikjo barna kur te vjen po na po duhet me ja ble”, ka thënë një qytetar.

Por, si ky pacient nuk pati mundësi të veprojë dikush tjetër.

Për shkak se bari që po mungon s’është as në barnatoret private.

“Valla bash qaj një vaksin që e patëm më herët s’po mujm me gjetë kërkun qekjo e 30 mijë njesive nuk po ekziston kërkun”, ka thënë një qytetar tjetër.

Ai tha se në vend të saj, këtë të martë familjarit të tij iu dha një dozë gjak.

“ ia dhanë një dozë gjak vend të vaksinës”, ka thënë ai.

Por me mungesa s’po përballet veç Onkologjia.

Ka disa javë që në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës po mungojnë edhe disa lloje të penjve kirurgjik.

Të njëjtit sipas burimeve të televizionit, pacientët po i blejnë vet nga fillimi i qershorit.

Deri të hënën, mungesë të disa lloteve të stendave pati edhe klinika e Kardiologjisë.

Kjo klinikë fillimisht kishte huazuar material nga Spitali i Prizrenit e më pas ishte furnizuar përmes tenderit për të përfunduar sërish pa material.

Për penjtë, nga Qendra Klinike e Universitare e Kosovës dhanë një sqarim.

“Sa i përket raportimeve për mungesë të përkohshme të disa numrave specifikë të penjve kirurgjik, ju njoftojmë se furnizimi me këto produkte është realizuar gjatë ditës së djeshme në Barnatoren Qendrore dhe ato tashmë pritet të shpërndahen në klinika dhe spitale. Asnjë procedurë kirurgjikale nuk është pezulluar apo anuluar për shkak të mungesës së penjve kirurgjik”.

Nga ky institucion në një përgjigje për televizionin thanë që produktet farmaceutike janë në fazë tenderuese.

Dukagjini ka tentuar të marr një qëndrim edhe nga ministria e Shëndetësisë por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika