Ulet çmimi i naftës në Shqipëri

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve në Shqipëri ka vendosur uljen e çmimit të naftës në pikat e tregtimit me pakicë në 231 lekë (1.88 euro) për litër nga 237 lekë (1.93 euro) për litër sa ishte më parë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 1 prill – 2 prill 2022, pas kësaj, bordi do të pasqyrojë ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në mbledhjen e së premtes, Bordi i Transparencës vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

 

Konkretisht, çmimi i naftës me shumicë do të jetë 219 lekë (1.78 euro) për litër, çmimi i benzinës 200 lekë (1.63 euro) për litër dhe çmimi i gazit të lëngshëm 103 lekë (0.84 euro) për litër.

Ndërsa, çmimet maksimale të tregtimit me pakicë janë: nafta do të tregtohet me 231 lekë për litër, benzina me 212 lekë (1.7 euro) për litër dhe gazi i lëngshëm me 115 lekë (0.9 euro) për litër.

Në Shqipëri, para disa javësh, është mbajtur protestë kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve ushqimore, me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve.

Protesta para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është organizuar me thirrjen e aktivistëve të shoqërisë civile, ndërkohë kanë marrë pjesë qytetarë nga pothuajse të gjitha qytetet e vendit.

Me pankartat në duar me mbishkrimet “Ulni çmimin e naftës” protestuesit kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për të mos lejuar vazhdimin e rritjes së çmimeve dhe stabilizimin e tyre.

Qytetarët kërkojnë që institucionet të reduktojnë apo të heqin disa nga taksat e naftës, që sipas tyre ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të karburantit.

Protesta në disa momente është shoqëruar edhe me tensione, për shkak të hedhjes së tymuesve dhe për shkak të bllokimit prej saj të qarkullimit të automjeteve.

Në çmimet e caktuara nga Bordi i Transparencës para një jave, për periudhën 29 – 31 Mars 2022, çmimi i naftës ishte 237 lekë për litër.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika