Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta.
Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë 28 deri në 33 gradë Celsius, njofton Dukagjini.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.