Diplomati amerikan merr detyrën e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën

Pas vendimit të Bordit Drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) për ta emëruar Louis J. Crishock ushtrues detyre të përfaqësuesit të lartë për Bosnjë e Hercegovinën, ai sot zyrtarisht ka marrë detyrën nga shefi i deritanishëm i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR), Christian Schmidt.

Dorëzimi i detyrës u bë sot, duke shënuar fillimin zyrtar të mandatit të Crishockut në krye të OHR-së, shkruan klix.ba.

Përfaqësuesi i ri në detyrë shprehu mirënjohje për besimin që i është dhënë nga Bordi Drejtues i PIC-ut.

“Jam i nderuar nga besimi që më ka dhënë Bordi Drejtues i Këshillit për Zbatimin e Paqes. Këtë mandat do ta zbatoj në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kornizë për Paqen dhe kompetencat që i janë besuar përfaqësuesit të lartë”, deklaroi Crishock.

Duke folur për prioritetet gjatë mandatit të tij, Crishock theksoi se drejtimi i veprimit të OHR-së nuk do të ndryshojë dhe se në qendër të vëmendjes do të mbetet stabiliteti i shtetit.

“Do të vazhdojmë të përqendrohemi në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, mbështetjen e institucioneve të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe garantimin e respektimit të plotë të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe rendit kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës”, tha ai.

Përfaqësuesi i deritanishëm i lartë, Christian Schmidt, shfrytëzoi rastin për ta uruar ushtruesin e ri të detyrës, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e përgjegjësive të rëndësishme që i janë besuar në Bosnjë e Hercegovinë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika