Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.
Abdixhiku, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se gjatë takimit kanë diskutuar për diskutuam për situatën politike në vend pas zgjedhjeve, procesin e certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, si dhe për domosdoshmërinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
“Theksova se, respektimi i plotë i vullnetit qytetar dhe i standardeve demokratike mbetet thelbësor. Pas certifikimit të rezultateve, është e domosdoshme të ndërmerren hapat e nevojshëm për krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale, në shërbim të interesit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.