Katër persona arrestohen në Malishevë, tre prej tyre të mitur – policia u gjen armë në veturë

Katër persona, tre prej tyre të mitur, janë arrestuar në fshatin Carallukë të Malishevës, pasi policia gjatë një kontrolli ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri në veturën me të cilën po lëviznin.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se vetura ishte marrë nga të miturit pa lejen e pronarit, i cili gjithashtu është përfshirë në rast si i dyshuar.

“Janë arrestuar katër të dyshuar, tre prej tyre të mitur, pasi gjatë kontrollit policor në një veturë, të cilën dyshohet se të miturit e kishin marrë pa lejen e pronarit të veturës, tani si i dyshuar, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, të cilën dyshohet se e kishin përdorur të dyshuarit e mitur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe katër gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, të cilat janë marrë si dëshmi materiale.

Pas intervistimit, në prani të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale (QPS) dhe në konsultim me prokurorin, të katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Posedim dhe përdorim i paautorizuar i armës”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika