Shënohet 232-vjetori i Teqesë Bektashiane në Gjakovë, i bëhet thirrje të rinjve ta duan atdheun

Të enjten e 14 korrikut, u shënua 232-vjetori i Teqesë Bektashiane në Gjakovë, e cila shërben për komunitetin bektashian në Gjakovë

Teqja Bektashiane në Gjakovë

Të enjten e 14 korrikut, në Gjakovë u shënua 232-vjetori i Teqesë Bektashiane. Për nderim të kësaj dite nga Tirana ka ardhur Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj dhe kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Kryegjyshi, i cili përkujdeset për Teqenë Bektashiane u ka bërë thirrje të rinjve ta duan atdheun.

Me këtë rast kanë folur dhe kryetari i protestantëve e ipeshkivi i Kosovës, të cilët kanë thënë se populli shqiptar ka tolerancë fetare.

Në këtë përvjetor është kërkuar që komuniteti bektashi të njihet zyrtarisht në Kosovë me të drejta të plota.

Në fund u organizua dhe një ekspozitë me fotografi për teqenë e vjetër të Gjakovës.

Kjo datë shënon përvjetorin e dhjetë të përurimit të objektit të ri të teqesë, që u rindërtua pasi objekti i vjetër ishte cak i djegieve e shkatërrimeve të pushtuesit serb më 1999.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika