Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka lënë të hapur mundësinë për qëndrimin e saj në rast të një marrëveshjeje të mundshme mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për formimin e institucioneve të reja.
E pyetur nëse do të qëndronte në sallë dhe do ta mbështeste një marrëveshje të tillë, përfshirë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit, Ymeri tha se ende nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare.
“Nuk mund të them asgjë tash. Varet nga rrjedhja e ngjarjeve më vonë. Për shembull, kush është presidenti që po propozohet e kështu më radhë”, ka deklaruar Ymeri.