Kurti pas takimit me Abdixhikun dhe Osmanin: Jemi të interesuar për marrëveshje, do të ketë takime tjera

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përfunduar pas më shumë se 2 orë takimin me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin.

Kurti, para gazetarëve, u shpreh se takimi ishte konstruktiv dhe bashkë diskutuan për shumë çështje, njofton Dukagjini.

“Takimi shkoi në një atmosferë konstruktive, ku diskutuam shumë çështje të zhvillimeve politike pastaj të dinamikave institucionale dhe njëkohësisht edhe orarin i cili na pret përpara sa i përket konstituimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të. Ishte takim i parë të gjithë e dimë që pardje u bë certifikimi i rezultateve dhe përveç kësaj i kemi edhe 4 javë përpara për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, kryesinë e Kuvendit e më pastaj edhe për Qeverinë në mandat të ri dhe për president a presidente me mandat të ri. Nuk ka temë që s’kemi diskutuar por ende nuk kemi ndonjë konkluzion a të arritur që do ta ndanim me juve këtu”, u shpreh Kurti.

Kurti, mes tjerash, u shpreh se synojnë të arrijnë marrëveshje politike.

“Ekziston një gatishmëri e interesim e vullnet për këtë gjë, por natyrisht ky është vetëm se kushti i domosdoshëm, por jo edhe i mjaftueshëm për të thënë që kemi kurorëzuar me sukses. Marrëveshja që e synojmë ne natyrisht që është marrëveshje politike, sepse ne jemi subjekte politike, dhe marrëveshjen politike ne e shohim si suplement funksional të vullnetit të popullit, përkatësisht të rezultatit të zgjedhjeve”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika