Arrestohet 19-vjeçari i dyshuar për grabitje në tentativë në një argjendari në Gjilan

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Një 19-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se është i përfshirë në një rast të grabitjes në tentativë në një lokal argjendarie në Gjilan.

Sipas Policisë, arrestimi është realizuar rreth orës 14:09, si rezultat i veprimeve të shpejta operative të hetuesve të Njësisë së Hetimeve në Stacionin Policor të Gjilanit, të cilët arritën ta identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

“Sot me datën 13.07.2026 rreth orës 14:09, si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta efikase operative, hetues nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë personin e dyshuar, shtetas i Kosovës (viti i lindjes 2007)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se i arrestuari dyshohet se ka qenë i përfshirë në tentim-grabitjen e një lokali argjendarie në Gjilan.

“Personi i arrestuar dyshohet për përfshirje në rastin e grabitjes në tentativë në një lokal argjendarie në Gjilan. Gjatë arrestimit nga i dyshuari është sekuestruar një armë (revole), si dhe motoçikleta që dyshohet se është përdorur në rast”, njofton Policia.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar sipas procedurave ligjore, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

“I dyshuari është intervistuar sipas procedurave ligjore dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit për veprën penale ‘Grabitje në tentativë’ është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika