Analisti Ardian Bytyqi ka deklaruar se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të duhej të jepte dorëheqje pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në Debat Plus, Bytyqi tha se Abdixhiku kishte kërkuar reflektim pas rezultateve të mëparshme zgjedhore, por sipas tij, ky standard duhet të zbatohet për kryetarin e partisë.
“Lumir Abdixhiku më 7 qershor në mbrëmje do të duhej të jepte dorëheqje. Më 9 shkurt ka thënë duhet me reflektu, më 28 dhjetor ka thënë duhet me reflektu. Kujt po i flet për reflektim?”, ka deklaruar Bytyqi.
Sipas Bytyqit, LDK-ja do të merrte një përqindje të konsiderueshme edhe pa kryetar, ndërsa e cilësoi legjitime kërkesën për largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë.