Konjufca në takim me Ministrin e Jashtëm të Polonisë: E ardhmja e Kosovës është në BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, njëkohësisht kryesues i radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau, me të cilin ka diskutuar rreth bashkëpunimit mes dy shteteve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Zbigniew Rau

Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Zbigniew Rau, ku kanë diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe angazhimin e Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së.

Ata kanë biseduar edhe rreth progresit që ka shënuar Kosova me ndërmarrjen e reformave në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së shprehjes, demokracisë, sistemit zgjedhor dhe të drejtave të njeriut, si dhe bashkëpunimin e Kuvendit me misionin OSBE-së në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për mbështetjen e Polonisë. Gjithashtu, ai ka theksuar se e ardhmja e Republikës së Kosovës dhe e Ballkanit Perëndimor është ne Bashkimin Evropian.

Konjufca dhe Rau u shprehën të gatshëm që të vazhdojnë tutje bashkëpunimet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Polonisë, ku çështje me rëndësi u cilësua integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika