Një person është arrestuar në fshatin Orllan të Podujevës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm seksual”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 20 korrik 2026, rreth orës 19:19. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj një viktime femër kosovare.
Policia ka bërë të ditur se pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.