Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për 24 orët e ardhshme ku nafta dhe benzina janë shtrenjtuar për 1 cent për dallim nga dje.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.74 euro për litër, ndërsa benzina mund të shitet me çmim maksimal prej 1.53 euro për litër.
Po ashtu, MINT ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.60 euro për litër.