Autoritetet turke arrestuan të mërkurën, kryetaren e bashkisë së Stambollit, e cila i përket opozitës, si dhe pesë persona të tjerë, në kuadër të një hetimi për shkelje të dyshuara në lejet e ndërtimit dhe përdorimit të ndërtesave, raportoi rrjeti televiziv NTV.
Bëhet fjalë për valën e fundit të arrestimeve, si pjesë e një hetimi gjyqësor të paprecedentë që lidhet me bashkitë e drejtuara nga partia më e madhe opozitare dhe që janë kundër presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Sipas mediave vendase, u arrestuan kryetarja e Bashkisë Uskudar, Sinem Dedetas, si dhe nënkryetarja e bashkisë, sekretarja e bashkisë, një arkitekt, një agjent pasurish të paluajtshme dhe një kontraktor.
Operacionet policore u kryen njëkohësisht në 11 adresa të ndryshme në Stamboll, ndërsa të dyshuarve iu sekuestruan skedarë dhe materiale dixhitale.
Siç raportimeve, bashkia dyshohet se koordinoi miratimin e lejeve të ndërtimit përmes një sistemi në të cilin kontraktorëve u kërkohej të nënshkruanin kontrata shërbimesh konsulence për të marrë miratimet e kërkuara.
Opozita ka hedhur poshtë valën e akuzave që filloi në vitin 2024 , duke pretenduar se hetimet janë të motivuara politikisht. Qeveria turke, nga ana e saj, pohon se gjyqësori është i pavarur.