Të dyshuarit për krime lufte dalin para gjykatës, u caktohet nga një muaj paraburgim

Momir Jakshiq dhe Miljko Bishevac të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte ndaj Popullsisë Civile”, që ka të bëjë me gërmimet që po kryhen në Zubin Potok, sot kanë dal para trupit gjykues. Ndaj tyre Prokuroria Speciale ka kërkuar nga një muaj paraburgim, kërkesë të cilën e ka aprovuar gjykata, e cila vlerësoi se ata mund të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale.

Veprat për të cilat dyshohen janë të rënda andaj në gjykatore u sollën larg mediave e qytetarëve.

Momir Jakshiq dhe Miljko Bishevac, të mërkurën dolën para trupit gjykues në departamentin e krimeve të rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës për veprën penale “Krime Lufte ndaj Popullsisë Civile”.

Të dy dyshohet se morën pjesë në “Mbrojtjen Territoriale”, njëri si pjesëtar e tjetri si Komandant dhe ekzekutuan “Grupit të Intelektualëve” në Kalludër të Zubin Potokut.

Seanca ishte e mbyllur për publikun e ps gati dy orësh, detaje dha zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale tha se “Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore këtu në Prishtinë kërkesën për masë të paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “Krime Lufte ndaj popullsisë civile”, të pandehurit dyshohet se gjatë periudhës së luftës kanë qenë të përfshirë në veprime që përfshijnë vrasje, maltretim dhe dëbim të popullësisë civile”

Luta tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe hetimeve që po zhvillohen nuk mund të ndahen detaje.

Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale deklaroi se  “Për shkak të ruajtjes së procedurës hetimore në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë detaje poashtu nuk mund të komentojmë procesin që është duke u zhvilluar rreth gërmimeve në Komunën e Zubin Potokut, çdo konfirmim mund të bëhet vetëm pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore”.

Gjykata u caktoi të arrestuarve nga një muaj paraburgim, pasi ka vlerësuar se ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale.

Dy të dyshuarit u arrestuan gjatë së hënës dhe u bastisën shtëpitë e tyre në veri të Kosovës.

 

 

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika