Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Duhël–Prishtinë.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë se Kosoves per rajonin e Prishtines Blerina Ejupi.
“Me datë 29.07.2026 rreth orës 17:54 kemi pranuar informatë për një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, saktësisht në Duhël – drejtimi për Prishtinë”, ka deklaruar Ejupi.
Sipas saj, në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.
“Të përfshirë në aksident janë një kamion dhe dy vetura, ndërsa raportohet për shtatë persona të lënduar, për momentin jashtë rrezikut për jetë”, ka bërë të ditur ajo.
Policia ka njoftuar se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.
